Në 15 Tetor 2017, në javën e dymbëdhjetë pas Pentikostisë, në manastirin e Shën Joakimit të Osogovës, në Kriva Pallanka, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Ohrit dhe të gjithe Maqedonisë dhe Mitropoliti i Shkupit, z. Stefan, në bashkëmeshim me Mitropolitët z.Josif, z.Petro, z.Agathangjel, z.Pimen, z.Ilarion, z.Josif dhe episkopin z.Klement, kryen Liturgjinë Hyjnore të shën Joan Gojartit. Besimtarët u kunguan me Misteret e Shenjta të Krishtit.
Mitropolia e Kumanovës dhe Osogovës kishte nderin të organizonte në gjirin e saj kremtimin e 50 vjetorit të Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse të Maqedonisë.