Të dielën e 20-të pas Rrëshajave (26 tetor 2014 AD), në ditën kur kisha feston kujtimin e martires së shenjtë Zlata e Meglinit dhe të Etërve të Shenjtë të Këshillit Ekumenik shtatë, në kryeqytetin kroat u shërbye Liturgjia Hyjnore nga ana e Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Fortlumturia e Tij, z.z Stefan, një shërbim i përbashkët me Kryepeshkopin, Mitropoliti i Evropës, Hirësia e Tij z. Pimen dhe Mitripoliti i Kumanovës dhe Osogovës, Hirësia e Tij z. Dr. Josif i së bashku me klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit.
Disa qindra besimtarë ortodoksë nga pjesë të ndryshme të Kroacisë, Austrisë dhe pjesë tjera të Evropës morën pjesë në lutje dhe në shërbimin liturgjik. Pas liturgjisë, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, Fortlumturia e Tij, z.z Stefan, së bashku me vëllezërit peshkop, shenjtëroi dhe vendosi gur-themel për ndërtimin e një kishë ortodokse në Zagreb, dedikuar martires së shenjtë Zlata e Meglinit.
Në këtë shërbim t shenjtë dhe solemn morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Nikola Poposki, Kryetari i Parlamentit kroat, z Josip Leko, përfaqësues të trupit diplomatik në Zagreb, përfaqësues të kishave të tjera të krishtera dhe komuniteteve tjera fetare, dhe personalitete tjera politike dhe kulturore të Kroacisë dhe rajonit.