Mitropolit

Ai është lindur në 1997, në Prilep. Pasi që ka përfunduar shkollimin e mesëm në vitin 1995, vazhdoi shkollimin e lartë në Fakultetin e Teologjisë “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku dhe fitoi titullin i diplomuar me tezën diplomës “Ikonat në Historinë e Kishës”. Në 2001 ai vazhdoi studimet postdiplomike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ku 2005 morri titullin Master me tezën e diplomës “Të kuptuarin e personalitetit dhe antropologjinë e Shën Grigor Pallamas“.

 Hirësia e Tij, Mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovës, z. d-r Josifi
z. d-r Josifi
Mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovës

Të njëjtin vit, ai regjistroi studimet e doktoraturës në departamentin e Teologjisë dogmatike në Fakultetin e Teologjisë në Shkup. Në vitin 2009 kompletoi studimet e doktoraturës me temë disertacioni “Doktrinë dogmatike-teologjike hezikastine në veprat e Shën Joan Klimakus, Shën Simeon, Teologu i ri, dhe Shën Grigor Pallamas“.

Ai u bë një murg në vitin 2005, kur u hirotonisi në dhjak. Ndërsa vitin tjetër 2006 ai u dorëzua prift. Në vitin 2009 u zgjodh si abat i manastirit të “Hyjlindëses së Shenjtë” në Kalisht. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase në vitin 2011 ai fitoi rangun e Arkimandritit. Më 28 qershor 2012 ai u zgjodh peshkop i Leshkës. Më 21 tetor 2012 në katedralen e Dioqezës së Pollogut dhe Kumanovës, ai u shugurua dhe u zgjodh si peshkopi ndihmës për Hirësisë së Tij Metropolit Kirilin.

Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase, më 17 shtator 2013 ai u zgjodh Mitropolit i parë i Kumanovës. Ai u fronëzua më 10 nëntor 2013 në katedralen “Shën Nikolla” në Kumanovë, në ditën e martires së shenjtë Paraskeva e Ikonisë dhe të shenjtit Dhimitri i Rostov.