Si të shkojmë drejt Zotit? – Plaku Sofroni

"Si të shkojmë drejt Zotit? – Plaku Sofroni"

Kur do të vendosim ta ndjekim Krishtin çdo ditë e jetës sonë, bëhet ditë e vuajtjeve, e lotëve dhe e dhimbjes. Ndonjëherë lind pyetja: O Zot pse na krijove kështë, pa duhet të kalojmë nëpër kaq vuajtje? Jemi të pafuqishëm të kuptojmë se kjo përvojë e hidhur është rruga e shpëtimit.

+ + +

Si të shkojmë drejt Zotit? Kur synojmë drejt këtij qëllimi të vetëm gjthçka tjetër bëhet burrim i vuajtjes dhe dhimbjes. Megjithatë e mbartim këtë kryq duke u lutur.

+ + +

Ja paradoksi i jetës kristinane: duke i përzgjedhur vuajtjet e Krishtit për shpëtim të botës, ne jemi më afër Tij dhe jetës së përjetëshme.

+ + +

Ekzistenca e tokës për njeriun është dhembje e pafundme. Pse e durojmë të gjithë këtë? Sepse krijuesi erdhi dhe u vendos midis nesh. Dhe tani e njohim personalisht.

+ + +

Jemi të krijuar sipas modelit dhe sipas ngjashmërisë së Zotit. Kur e krahasojmë realitetin e jetës sonë të përdithshme me këtë zbulim të Zotit, bëhemi të pashpresë. Përsse është kaq e vështirë të veprojmë këtu dhe tani si të krishterë? Për ne, të cilët dolëm prej asgjëje, çfarë lidhjeje ka midis parëndësisë sonë, kufizimit tonë dhe këtij qëllimi kaq të pafundëm dhe të lartë?

+ + +

Trimëria për shpëtimin herë mund të jetë e lehtë dhe e njohur, ndërsa herë mund të jetë shumë e ngatëruar dhe mbi çdo fuqi njerëzore.

+ + +

Mund të qajmë me orë, javë, vite me rradhë, derisa qenia jonë nuk rilind tërësisht prej Fjalës së Krishtit, prej porosive të Tij dhe para së gjithash prej bekimit të Shpirtit të Shenjtë. Kjo metamorfozë e qenies sonë, pas rënies së Adamit, kërkon shumë përpjekje dhe shumë kohë.

“Për shpirtin dhe jetën”, Plaku Sofroni