Spiritualiteti

"Spiritualiteti"

Spiritualiteti në Kishën Orthodhokse është aktiviteti i jetës së përditshme në kungim me Perëndinë. Termi spiritualitet nuk i referohet thjesht vetëm veprimtarisë shpirtërore të njeriut, mendjes së tij, zemrës dhe shpirtit, po i referohet, gjithashtu, gjithë jetës së njeriut të frymëzuar dhe drejtuar nga Shpirti i Perëndisë. Çdo veprim i një të krishteri duhet të jetë një veprim shpirtëror. Çdo mendim duhet të jetë shpirtëror: çdo fjalë, çdo punë, çdo veprim i trupit dhe çdo veprim i personit. Kjo do të thotë se gjithçka që një person mendon, thotë e bën duhet të frymëzohet dhe drejtohet nga Shpirti i Shenjtë, kështu që vullneti i Perëndisë Atë të mund përmbushet ashtu siç është zbuluar dhe mësuar nga Jisu Krishti Biri i Perëndisë.

…të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë (1 Korinthianët 10:31). Të bësh gjithçka për lavdinë e Perëndisë është kuptimi dhe substanca e jetës për një qenie njerëzore. Kjo “bërje” është ajo çfarë është spiritualiteti i krishterë.